Ambasada e SHBA-ve sjell në Maqedoni Pine Leaf Boys

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dëshiron mirëseardhje bendit Pine Leaf Boys më 16 dhe 17 dhjetor në Shtip dhe në Shkup! 

Sot, e hënë, në ora 19:00, bendi do të interpretojë në Qendrën Multimediale të Universitetit Goce Dellçev në Shtip, ndërsa më 17 dhjetor, e martë, në ora 20:00, bendi do të për formojë në Kinemanë Frosina në Qendrën Kulturore të Rinisë në Shkup. 

Përveç këtyre dy koncerteve, gjatë qëndrimit të tyre në Shkup, Pine Leaf Boys do të mbajnë ligjerata për studentët e muzikës në Shtip dhe në Shkup. Pine Leaf Boys është një nga bendet më të mira të muzikës kajxhun në Louisiana. 

Ata janë nominuar  katër herë përçmimin “Grammy” dhe janë bërë të famshëm për interpretimin e fuqishëm dhe origjinal të muzikës tradicionale kajxhun.  Anëtarët ebendit, Wilson Savoy (harmonikë kajxhun, piano dhe vokal), Courtney Granger (violinë dhe vokal), Jon Bertrand (kitarë), Drew Simon (bateri dhe vokal), dhe Thomas David (bas) kanë dërguar tingujt e Luisiana-s nëpër tërë botën, që nga Arabia Saudite, në Angli, në Turqi… e tani edhe në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button