Ancelotti: Zidane më ka ndryshuar idenë për futbollin

Trajneri italian, Carlo Ancelotti ka zbuluar se legjenda franceze Zinedine Zidane i kishte ndryshuar idenë për futbollin.

Sipas Ancelottit ishte pikërisht Zidane ai që e kishte detyruar të ndryshojë taktikat në futboll, për të vënë në pah aftësitë e francezit, transmeton Koha.net.

Ancelotti, i cili e kishte marr menaxhimin e Juventusit në vitin 1999, është shprehur për Goal se, “kur e kam parë Zidanen për herë të parë ishte sezoni i parë me Juventusin dhe aty kam takuar një futbollist fantastik”.

“Zidane ishte çelësi për ndryshimin e idesë sime për futbollin sepse gjithmonë isha mësuar të luaj me 4-4-2. Tek Juventusi e kam ndryshuar sistemin, që ta vendosja një lojtar si ai prapa dy sulmuesve sepse nuk doja që t’i ndryshoja pozicionin. Ai ishte vërtet fantastik”, është shprehur 56 vjeçari.

Ancelotti e kishte vendosur Zidanin në rolin e trekuartistit në formacionin 4-3-1-2.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button