Dy vite burg për Sllobodan Bogoev ish kreu i shërbimit sekret

Dy vite burg është vendimi që ka marrë sot Gjykata Themelore Shkup 1, për ish-kreun e shërbimit sekret, Slobodan Bogoevski.

Ish-zyrtari u akuzua se ka shpërdoruar në cilësi të avokatit detyrën zyrtare gjatë shitjes së një parcele në afërsi të pishinës në lagjen Karposh. 

Me 2 vite burgim janë dënuar edhe  avokati Vladimir Peshlikovski dhe përfaqësuesi i kompanisë “Merkator”, Mitja Valiq. 

Avokati tjetër, ndërkaq, i dënuar me 3 vite burg është Vasko Tomanoviq. 

Gjykata ka dënuar me dënim me kusht dy të akuzuarit e tjerë, Daniela Trajkovska dhe Alen Jegeni. 

Mbi 6 të akuzuarit rëndonin akuzat për pastrimin 1 milion eurove, përmes firmave fiktive dhe faturave të rreme.

Lajme të ngjashme

Back to top button