Përmbyset varka, mbytet në det peshkatari

Sipas burimeve zyrtare të policisë, bëhet me dije se shtetasi Xhevahir Rrjodhi, ka gjetur vdekjen në afërsi të Skaljerave të Marinës në Shëngjin.

Shkak për vdekjen e tij ka qenë përmbysja e varkës. Peshkatari 58-vjeçar, mësohet se ka qenë duke peshkuar në momentin kur varka është përmbysur nga era e fortë, shkruan Shekulli.

Viktima dyshohet të ketë pësuar atak kardiak gjatë qëndrimit të tij të gjatë në ujë.

Pasi janë informuar për ngjarjen, në vend kanë mbërritur autoritetet lokale si dhe grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur shkaqet e mbytjes së 58-vjeçarit.

Lajme të ngjashme

Back to top button