Tirana vishet me flamuj në 7 vjetorin e anëtarësimit në NATO, festime tek “Nënë Tereza”

Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të zbarkojnë sot në sheshin “ Nënë Tereza” për të përkujtuar 7 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisisë në NATO.

Prej orës 10:00 sheshi “Nënë Tereza” do të jetë i qytetarëve dhe Forcave të Armatosura, ndërsa Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka ftuar qytetarët përmes rrjetit social fb tu bashkohen festimeve.

Ministria e Mbrojtjes do të ekspozojë armatimin e ri të forcës tokësore, asete të FA, të forcës detare dhe ajrore.

Bashkia e Tiranës ka dekoruar qytetin me simbolet dhe flamujt e Aleancës së Atlantikut, ndërkaq më 27 maj në Tiranë do të zhvillohet Asambleja Parlamentare e NATO-s.

Ftesa e anëtarësimit erdhi ne Samitin e Bukureshtit ne vitin 2008, pas përpjekjeve disa vjeçare, kur vendi i ishte bashkuar Këshillit te Bashkëpunimit te Aleancës dhe kishte hyre ne programin e partneritetit per paqe.

Ne 7 prill te 2009-es për here te pare flamuri shqiptar u ngrit përkrah 27 flamujve te tjerë te vendeve anëtare ne selinë e NATO-s ne Bruksel. Shqipëria u be pjese e punimeve te samitit jubile, te zhvilluar ne Strasburg e Keln, ne 60 vjetorin e krijimit te organizatës, ku presidenti Obama i dorëzoi presidentit te atëhershëm Topi, dokumentin e anëtarësimit.

E vlerësuar si faktor stabiliteti nder vite ne rajonin e Ballkanit, tashme me nje rol vendimmarrës Shqipëria renditet përkrah partnereve te saj ne përballimin e sfidave te sigurisë globale. Me misionet e saj ushtarake ajo është rreshtuar ne mbrojtje te paqes dhe lirisë ne Irak e Afganistan, c’ka u vlerësua edhe ne samitin e Çikagos ne majin e vitit 2012.

Lufta kundër terrorizmit e veçanërisht Shtetit islamik, ku Shqipëria është pjese e koalicionit ndërkombëtar te udhëhequr nga SHBA është sot sfida kryesore per Aleancën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button