Reagon “KF Renova”: Referim skandaloz në Kratovë

Në Kratovë gjithçka ishte skandaloze dhe me tendencë Skuadra e Renovës ka humbur sot në Kratovë nga Sileksi me rezultat 1:0 në takimin e javës së 24-të të Ligës së Parë. Por pas përfundimit të ndeshjes kryesia e klubit tetovar reagon për skandalet që kanë përcjellë këtë ndeshje.

“Klubi i futbollit Renova reagon pas referimit skandaloz dhe tendencioz nga ana e katërshes së gjyqtarëve në krye me Aleksandar Stavrev në ndeshjen e javës së 25-të kundër Sileksit në Kratovë, luajtur të dielën. Delegati i ndeshjes Sasho Andonov nga Sveti Nikolla nuk ishte i pjekur për ndeshje të tilla. Kontrolluesi Vanço Kocev nga Shtipi nuk ishte askund, nuk u paraqit as para dhe as pas ndeshjes. Nuk erdhi për të marrë as CD nga video materiali. FK Sileksi sot u tregua mikpritës jo i mirë, na ka mbetur borxhli. Ky klub është nikoqir i mirë vetëm atëherë kur fiton. Në situata të tjera si sot, ata treguan fytyrën e vërtetë dhe këtë Renova do ta mbajë mend përgjithmonë. Fshehja e topit rreth stadiumit pas golit të shënuar është tregim në vete dhe i ngjanë një klubi amator. Kujdestarët e Sileksit gjatë gjithë kohës fyen stafin teknik dhe lojtarët rezervë tanë. Katërshja e referëve në krye me Aleksandar Stavrev ishin rrëfim në vete. Në minutën e 74-të të ndeshjes referet akorduan penallti të paqenë prej nga u shënua goli i vetëm që ndikoi në rezultatin përfundimtar. Stavrev pas golit fyente lojtarët tanë. Renova nga komisioni i arbitrave kërkon të shikohet CD video materiali nga kjo ndeshje dhe se në të ardhmen nuk do të heshtë”, thuhet mes tjerash në reagimin e KF Renova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button