Çairi me 24 gola diferencë e “mbyti” Velesin

Një fitore rutinore dhe me shumë gola diferencë kanë shënuar vashat e Çairit, duke e mundur si mysafire Velesin me plot 24 gola diferencë, që tregon se kishin një dominim të plotë në lojë edhe pse sipas zyrtarëve të klubit mësojmë se shpesh herë gjatë lojës ishin me nga një lojtare më pak, pasi që referat largonin me nga dy minuta jashtë loje hendbollistet nga Shkupi.

Edhe në këtë ndeshje dy hendbolliste kanë shënuar gola dyshifrorë, ishin Arlinda Dinarica dhe Leonra Rrahmani që shënuan nga 10 gola, pastaj Bajra Bakiç shënoi 7, Melisa Ajdini 6, Ena Drplanjin 3, Andrijana Vasilevska 2 dhe Anastasija Petroviq 1.

Pjesa e parë e ndeshjes kishte përfunduar 7:19, ndërsa në pjesën e dytë të gjitha vashat e dhanë maksimumin për të marrë dhe një tjetër fitore të rëndësishme për to.

Për lojën e mirë dhe për pak gola të pranuar merita të veçanta kishte edhe portieria Mirlinda Dinarica, e cila kishte 18 intervenime të sakta. Ndeshjen e radhës KH Çairi e luan si mysafire kundër Dellçevës. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button