DJ Dalool: Estrada mendon veç për para

Sukseset në disa projekte muzikore me emra të njohur të skenës vendore muzikore e bënë DJ Dalool një emër shumë të kërkuar për bashkëpunime të tjera.

Genta Ismajli, Eliza Hoxha, Andosi, Alban Skënderaj e Ardian Bujupi janë disa prej atyre që besuan në punën e DJ-it dhe sollën këngë të përbashkëta.

DJ-i deklaroi se ka edhe shumë këngëtarë me të cilët dëshiron të bashkëpunojë, por që, siç u shpreh ai, është bërë e vështirë qasja me të famshmit e estradës sonë.

Megjithëse në një periudhë të caktuar mund të mos jetë prezent në media, ai gjithmonë punon. Kështu, Dalool shumë shpejt do të vijë me një tjetër bashkëpunim, raporton “Express” i KTV-së. Ai dhe Ardian Bujupi kanë bashkuar sërish forcat për të sjellë një këngë, që presin të jetë hit. Dalool thotë se ka një arsye shumë të fortë që sërish vjen me Ardianin.

Sipas DJ-it, ky bashkëpunim i fundit është shumë interesant.

Kënga do të vijë e shoqëruar edhe me videoklip. Pjesë më e madhe e punës për të ka përfunduar dhe Dj Dalool tregoi për “Express” disa detaje rreth asaj që përfshin videoja.

E sa i përket titullit të këngës nuk është vendosur ende, pasi ekzistojnë disa versione. I gjithë projekti pritet të lansohet gjatë këtij muaji, ose eventualisht në fillim të majit.

Këngën “Guximi” me Gentën Dalool e cilëson si një nga bashkëpunimet e tij më të suksesshme. E në anën tjetër, ai nuk ngurroi të flasë edhe për bashkëpunim që nuk i ka ‘ndezë’.

Ndërkaq, Andos është ai me të cilin Dalool e dëshiron edhe një tjetër bashkëpunim, por që nuk ka asgjë konkrete. “Ti je ajo” ishte hit-kënga e tyre e realizuar kohë më parë.

Dj Dalool jeton në Zvicër bashkë me familjen e tij. Por, pse nuk preferon të flasë për këtë pjesë nëpër intervista?

Dalool përfundoi duke thënë se ai gjithmonë tenton të realizojë këngë që do t’i qëndrojnë kohës. E si do të rezultojë projekti i ri me Ardian Bujupin, mbetet të shihet.

Për më shumë shikojeni videon më poshtë:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button