Një gol e vendosi derbin, e shënoi Vardari me penalti

Derbi i javës së 24-të të Ligës së Parë të Maqedonisë në mes ekipeve të Shkupit dhe Vardarit ka përfunduar me vetëm nj gol të shënuar.

Derbi në mes dy ekipeve rivale u luajt para një numri të madh të shikuesve që kalonte numrin e 4.000 shikuesve. Gjatë gjithë lojës dy ekipet luajtën me shumë kujdes dhe në disa raste të rralla kishte tentim drejt portave të Zendelit apo të Paçovskit. Në 45 minutat e para Besart Iseni kishte rastin më ideal, kur goditjen e tij mezi se e ndali portieri i Vardarit.

Goli i vetëm u shënua në minutën e 68-të,kur referi Dimitar Meçkarovski në disa raste nuk arriti që të kontrollë si duhet ndeshjen, akordoi penalti pas një ndërhyrje të Florent Osmanit. Braziliani Felipe ishte ai që goditi nga pika e bardhë, e që portieri Zendeli e ndali goditjen e tij, ndërsa topin e dëbuar për herë të dytë Felipe e dërgoi në rrjetë. Ky rezultat mbeti i pandryshuar deri në fund të ndeshjes.

Pas ndeshjes kishte një tollovi kur lojtarët po largoheshin drejt dhomave të veshjes, ndërsa trajneri i Vardarit filloi të festojë me lojtarët e tij mu në vendin ku ishin turma e tifozëve të Shkupit “Shvercerat”. Në dalje sipas disa personave që ishin aty afër thuhej se është goditur nga portieri i Vardarit Paçovski një fëmijë i cili ka mbledhur topat pas portës.

Nga ana e Vardarit janë ankuar se një futbollist i tyre është goditur nga sigurimi, ndërsa të gjithë këtë tension nga zyrtarët e Shkupit thonë e e ngriti referimi shumë i dobët dhe i njëanshëm i gjyqtarit kryesor Dimitar Meçkarovski.

Nën hijen e derbit në Shkup kanë kaluar të gjitha ndeshjet tjera. Renova gjithashtu ka pësuar disfatë, duke u mundur me një penalltia nga Sileksi në ndeshjen e zhvilluar në Kratovë. Golin e fitores vendasit e shënuan në minutën e 73-të përmes Nedelkoviqit./Portalb /

Rezultatet e javës së 24-të:

Shkupi – Vardar 0:1, Sileksi – Renova 1:0, Mlladost CD – Bregallnica 0:5, Metalurgu -T urnova 0:1 dhe dje Rabotniçki – Shkëndija 0:1

Tabela: 1.) Vardari 61 pikë, 2.) Shkëndija 56, 3.) Sileksi 37, 4.) Shkupi 34, 5) Rabotniçki 33, 6.) Turnova 27, 7.) Bregallnica 26, 8.) Renova 25, 9.) Mlladosti 26 dhe 10.) Metalurgu 13 pikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button