Besniku apo ‘2po2’ i thotë jo ‘tallavas’

Filloi rrugëtimin në skenën muzikore bashkë me shokun e tij Arbenin. E ndonëse ky i fundit u shkëput nga të bërit muzikë, artisti Besnik Canolli vazhdoi rrugën me këngë, duke marrë me vete bashkë me sukseset e dikurshme emrin me të cilin identifikohet më së miri ‘2po2’. Që nga ajo kohë, Canolli ka vazhduar me një intensitet të fortë në muzikë, që më pas bindshëm e bëri njërin ndër artistët që ka bërë histori në rep skenën tonë. Besnik Canolli apo ‘2po2’ siç është i njohur në publik, ndonëse në secilin projekt mundohet ta paraqes realitetin, i tillë u tregua edhe në bisedë me gazetën Tribuna. 

Në pyetjen nëse do të bënte ndonjë bashkëpunim dhe ndonjë këngë me këngëtarë të zhanrit tallava ai u përgjigj: ”Jo valla! Nuk e preferoj të bëj bashkëpunime me këngëtarë të zhanrit ‘tallava’. Unë e kam bërë një parodi kënga ‘Qaj’ me ‘Capital T’. Kjo ka qenë një parodi e kësaj përzierje që po ndodhë në skenën tonë. Dëshiroj të bashkëpunoj me artist të mirëfilltë. Nëse i shikoni edhe bashkëpunimet e mia në të kaluarën gjithmonë kanë qenë me artistë të zgjedhur. Njëzet vjet karrierë nuk më duket e arsyeshme të dal nga vetja për pak sukses. Nuk e kam ndërmend”.

Ai gjatë rrëfimit të tij ka shpalosur shumëçka rreth angazhimeve, risive e jetës së tij private.

Lajme të ngjashme

Back to top button