Vdekjet më të bujshme të 2013-s

Si një faktor i pashmangshëm i jetës, vdekja ka lënë gjurmët e saj edhe këtë vit që nga lider politik si Zonja e Hekurt dhe Nelson Mandela deri tek aktorët si Pol Uoker dhe Xhejms Gandolfini
Ky vit, si edhe çdo tjetër, ka pasur humbje të mëdha të figurave të njohura. Ja cilët janë njerëzit që patën fatin e keq të largohen nga jeta gjatë muajve të kaluar të 2013-s.

Nelson Mandela

Presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës Jugore dhe frymëzuesi karizmatik i Hollivudit e miliona njerëzve rreth botës, vdiq të enjten më 5 dhjetor në moshën 95-vjeçare. Mandela, një forcë kundër aparteidit, është portretizuar nga Morgan Friman, Sidnei Poitier, Denis Haysbert, Deni Glover, David Hareud, Teris Hauard, Idris Elba dhe shumë të tjerë në filma dhe televizion.

Pol Uoker (Paul Walker)

Tepër i njohur për rolin në serinë e filmave Fast and the Furious Pol, vdiq të shtunën e 30 nëntorit në një aksident me makinë në Valencia, Kaliforni. Ai ishte 40 vjeç dhe ndërkohë po merrej me realizimin e filmit Fast & Furious 7.

Marsia Uallas (Marcia Wallace)

Aktorja që ka fituar një çmim Emmy për dublimin e serialit të famshëm The Simpsons në rolin e Krabappel dhe gjithashtu ka luajtur në një serial të famshëm të viteve ’70, vdiq më 25 tetor në moshën 70-vjeçare.

Rej Dolbi (Ray Dolby)

Rej Dobli, shpikësi dhe inxhinieri, mbiemri i të cilit u bë sinonim i zërit të kualitetit të lartë HQ në kinema, vdiq më 12 shtator në San Françisko, në moshën 80 vjeç.

Elmore Leonard

Shkrimtari legjendar, Elmore Leonards, vdiq për shkak infarktit më 20 gusht kur ishte plot 87 vjeç. Ëndrra e tij për të vdekur i qetë pranë familjes u plotësua. Punët e Leonardit kanë qenë prej shumë kohësh të preferuarat e Hollivudit. Librat dhe novelat e tij kanë frymëzuar shumë regjisorë të mëdhenj.

Li Tompson Jang (Lee Thompson Young)

Aktori i njohur, protagonist i filmit të Diznejt The Famous Jett Jackson dhe i serialit Rizzoli and Isles, vdiq kur ishte vetëm 29 vjeç. Të gjithë personat që e njihnin dhe e adhuronin mbetën të befasuar nga vdekja e papritur e aktorit. Sipas menaxherit të tij, Jang ishte vetëvrarë.

Denis Farina

Aktori që ka luajtur qindra role në televizion si për shembull në serialet Law and Order, Luck and New Girl apo edhe në filmat si Saving Private Ryan, Out of Sight dhe Snatch, vdiq më 22 korrik për shkak të mpiksjes së gjakut në mushkëri. Ai ishte 69 vjeç.

Kori Monteit (Cory Monteith)

Ylli kanadez i mjuzikëllit-dramë në televizionet amerikane u nda tragjikisht nga jeta më 13 korrik të këtij viti. Trupi i tij u gjend në një hotel në Vankuver. Vdekja e 31-vjeçarit u shkaktua prej përzierjes së heroinës me alkoolin.

Bert Stern

Fotografi me famë botërore, i cili është i njohur për shumicën si mbajtësi i të drejtave të disa fotove që i ka bërë Merlin Monrosë disa javë përpara vdekjes. Stern vdiq në moshën 83-vjeçare këtë qershor.

Xhejms (James) Gandolfini

Xhejms Gandolfini, i cili la një gjurmë të madhe në historinë e televizionit si bosi i trazuar i krimit në dramën The Sopranos, vdiq të hënën e 19 qershorit, prej një ataku në zemër. Ai ishte 51 vjeç.

Ester Uilliams (Esther Williams)

Aktorja dhe kampionia e notit, Ester Uilliams, që paraqiti për këdo kombinimin e përkryer të atletizmit dhe joshjes duke u bërë pjesë e mjuzikëllve spektakolarë të viteve ’40-’50 vdiq në moshën 91-vjeçare, duke shënuar një tjetër humbje të këtij viti.

Fil Ramon (Phil Ramone)

Fil Ramon, producenti legjendar i muzikës, prodhimet e të cilit janë pjesë e repertorit të Frenks Sinatrës, Barbara Streisënt, Bob Dilan, Rej Charls dhe Billi Xhoel, vdiq në mars të këtij viti. Ai ndihmoi në shitjen e miliona albumeve me hitet më të pëlqyera të kohës.

Don Pejni (Payne)

Katër herë fitues i çmimit Emmy për shkrimin në bashkautorësi të skenarit të serialit The Simpsons dhe filmit Thor, Don Pejni vdiq më 26 mars në shtëpinë e tij në Los Anxhelos pas një beteje me kancerin e kockave. Ai ishte vetëm 48 vjeç.

Van Klibërn (Cliburn)

Pianisti i famshëm, Van Klibërn, i cili u bë heroi amerikan për triumfin e tij sensacional në konkursin Tchaikovsky në Moskë në kohën e Luftës së Ftohtë, vdiq në shkurt në moshën 78-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin.

Margaret Theçër (Thatcher)

Jeta e saj ishte një shembull i ndritur, që tregoi se gjinia femërore nuk ka kufizime. Si Kryeministrja e vetme femër në historinë e Britanisë së Madhe, Theçër ishte e njohur si Zonja e Hekurt për drejtimin dhe politikat e saj. Bota e përkujtoi vdekjen e saj në fillim të prillit.

Riçard Grifits (Richard Griffiths)

I konsideruar si një nga aktorët më të mirë të skenës britanike për brezin e tij, Riçard Grifits ishte bërë i njohur për audiencën botërore si Xhaxha Vernon në serinë e filmave Herri Poter. Pavarësisht rolit që luante në film, aktori që u shua në mars të këtij viti në moshën 65-vjeçare, ishte i dashur nga të gjithë.

Rej Manzarek

Bashkëthemeluesi i grupit muzikor The Doors vdiq në moshën 74-vjeçare më 20 maj në Rosenheim të Gjermanisë pas një beteje me kancerin e zorrëve.

Roxher (Roger) Ebert

Kritiku i filmave, Roxher Ebert, fitues i çmimit Pulitzer për gazetari është bërë i njohur si ndër kritikët më të mirë të të gjitha kohërave. Sikurse edhe shumë të tjerë ai vdiq prej kancerit në moshën 70 vjeç.

Lajme të ngjashme

Back to top button