Bukë për mbështetësit, shkop për ata që mendojnë ndryshe

Arsim Zekolli, kolumnë –“Viti i gjarpërinjve”, Utrinski Vesnik
As Skenderbeu, as Aleksandri, e as Car Dushani nuk janë lajmëtarë të fitores, por përkujtues për atë që në mënyrë të pashmangshme po ndodh me popujt  e dashuruar në fytyrat  kulte të shpatës dhe fuqisë, e pas vdekjes së të cilëve kanë pasuar vdekje dhe shkatërrime.

Daut Dauti, kolumnë – “Car Dushani ka ndërtuar kisha, ndërkohë që ka rrënuar qytete”, Dnevnik
Po tregohet shtegu i dyfishtë edhe i Shqiptarëve, të cilët të parët filluan me përmendore, e tani u pengojë të tillët si car Dushani, edhe të mbrojtësve të përmendores, në këtë rast pushteti, që për erën e parë në historinë e ndërtimeve pa leje që pushteti i rrënon, e këtë e mbron.

Petrit Saraqini, kolumnë –“Pemba nga Nishi erdhi pas të vetes”, Sloboden Peçat
Replika legjendare “ na gomnarot so gomnarski cevki” nga filmi edhe më legjendar “Srekna nova 49” sipas meje është sublimat i jashtëzakonshëm i fitores që i paedukuari Sasho Ivanovski e luftoi kundër pushtetit akoma më të paedukuar në mbledhjen e komisionit mbikëqyrës në asamble.

Erol Rizaov, kolumnë – “Çmimi si disfatë dhe njohje”, Utrinski Vesnik
Kur ballafaqoheni çdo ditë me ambient të propagandës së rëndë dhe shtypjes së madhe se kompromisi do të thotë kapitullim dhe “ më mirë varr se sa rob”, është e paevitueshme të pranoni  disfatën nga puna e deritanishme. Edhe disfatën tuaj, edhe të Evropës, edhe të KB, edhe të fuqive të mëdha, edhe të bashkësisë ndërkombëtare , edhe të fqinjëve.

Mitko Jovanov, kolumnë – “Historia nuk ndërtohet, por mësohet”, Sloboden Peçat
Pasi që Hitleri e ka realizuar projektin “ bukë për çdo mbështetës, shkop për atë që mendon ndryshe”, është lëshuar në rrënim të vendosjes së rendit ndërkombëtar. Shumica e Gjermanëve në kohën e sundimit të Hitlerit nuk kanë qenë të vetëdijshëm se po u ndodh fashizmi.

Aljosha Simjanovski, kolumnë – “ Mediumet – eteri është resurs”, Utrinski Vesnik
Konceptet konfuze të redaktimit të televizioneve po promovohen si cilësi dhe si prodhim i licencuar po ofrohen në horizontin nacional të mediumeve.

Dimitar Grumar, kolumnë – “ Klasa e mesme nga masa falimentuese”, Dnevnik
E drejta legjitime e partive është të premtojnë. Edhe të japin premtime të rrejshme, sepse nga praktika është e njohur se pasi  që të jenë shfrytëzuar si makinë votuese, çdo herë gjendet arsyetim i mirë për joplotësimin e premtimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button