Google kërkon falje për rrengun e tmerrshëm të 1 Prillit, një punëtor humbi punën

Google ka kërkuar falje këtë të premte për rrengun e tmerrshëm të 1 Prillit ku shumë përdorues dërguan gabimisht animacione GIFS dhe personazhe “Minion” në emaile të rëndësishme.

“Mesa duket kemi vënë në lojë veten këtë vit,”- shkruan inxhinjeri software i Google Victor-bogdan Anchidin në një postim të blogut të tij.

Kompania u përpoq që me rastin e Ditës së Gënjeshtrave, 1 Prillit, të krijonte një opsion të quajtur Mic Drop. Ai përbëhej nga një buton portokalli “Send” që i shtonte mesazhit një animacion me Minion të cilit i binte mikrofoni, dhe automatikisht arkivonte çdo përgjigje- duke dhënë kështu përshtypjen dhe iluzionin e fjalës së fundit në një bisedë.

Butoni ishte i ngjashëm me butonin e zakonshëm ‘Send”, dhe ishte shumë pranë tij. Gjithashtu zëvendësoni butonin “Send and Archive” që e lejonin disa përdorues të Gmail.

763678478

Një përdorues i Gmail pranoi se humbi punën për shkak të rrengut.

“Për shkak të një virusi, opsioni Mic Drop shkaktoi pa dashje më shumë dhimbje koke se sa të qeshura. Kërkojmë shumë falje,”shton Anchidin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button