Zëvendëskryeministri i Kosovës: Po, jam pjesë e fushatës parazgjedhore të Vuçiqit

Zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e Listës Serbe, Branimir Stojanoviq, do të jetë pjesë e kampanjës parazgjedhore të partisë së kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq në Kosovë.

Ai në një prononcim për lajmi.net, duke folur për zgjedhjet e jashtëzakonshme serbe të 24 prillit, e vlerëson si normale përfshirjen e tij në fushatë parazgjedhore të një vendi tjetër.

Stojanoviq nuk e fsheh dëshirën e tij për të votuar për Partinë Progresiste Serbe të kryeministrit serb Vuçiq, ndërsa u ka bërë thirrje të gjithë komunitetit serb në Kosovë që të merr pjesë në këto zgjedhje.

Fakti që është zëvendëskryeministër i një vendi tjetër, Stojanoviq, nuk e sheh si të jashtëzakonshme përfshirjen e tij në fushatat parazgjedhore të një vendit tjetër.

“Sigurisht që dikush që është pjesë e zhvillimeve, do ta ketë edhe mbështetjen time dhe, sigurisht që do të jem pjesë e aktiviteteve”, ka thënë Stojanoviq.

Ai ka thënë se dita e zgjedhjeve (24 prilli) do të jetë një ditë e madhe për të gjithë serbët, përfshi edhe ata në Kosovë dhe, ka kërkuar nga ata që të dalin të votojnë.

“Të gjithë serbët e Kosovës që kanë të drejtë vote, do të duhej të merrnin pjesë në këtë zgjedhje. Me siguri që edhe unë do të votoj”, ka shtuar Stojanoviq.

Ky zëvendëskryeministër i Kosovës, ditë më parë është raportuar në media vendore, se gjatë një qëndrimi të veri të Kosovës, ka hequr targat e veturës së tij zyrtare dhe gjatë një tubimi, ai kishte thënë se “Kosova është zemra e Serbisë”.

I pyetur se cila është arsye që i ka bërë këtë veprime, ai duke tentuar t’i shmanget pyetjes, ka tentuar të përgjigjet vetëm për të parën, duke thënë se nuk i ka vërejtur nëse targat e veturës së tij janë hequr.

Përmes një përgjigje cinike, Stojanoviq ka thënë se nuk është person që i heq apo i vendos targat.

“Unë personalisht as nuk i heq apo i vendosi targat e veturës. Nuk e kam pas këtë informacion dhe se unë nuk merrem me këtë punë. Unë kam disa punë më të rëndësishme, kështu që nuk i kam kushtuar vëmendje nëse targat janë në veturë”.

“Mendoj se kanë qenë disa probleme teknike që dikush tjetër i ka bërë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button