Fermerët grekë protestojnë, kërkojnë largimin e refugjatëve nga tokat e tyre

Mëngjesin e sotëm rruga kryesore për në fshatin Idomeni, ku janë të vendosur rreth 12 mijë refugjatë, rreth një orë qëndroi e bllokuar nga ana e fermerëve grekë, të cilët kërkojnë që të largohen tendat e refugjatëve të vendosur në tokat e tyre bujqësore rreth kampit në Idomeni, raporton Anadolu Agency (AA).

Fermerët grekë, shumica e të cilëve të ardhurat e vetme i kanë nga toka bujqësore, fajësojnë qeverinë greke, pasi që nuk ndërmarrin masa konkrete për zgjidhjen e çështjes së refugjatëve në Idomeni, si dhe nuk u mundësojnë asnjë kompensim.

Para dy ditëve, një fermer i zemëruar, i cili posedon rreth 8 hektarë tokë rreth kampit në Idomeni, me traktorin e tij filloi të punoj tokën përmes tendave, fëmijëve dhe të rriturve. Ai u pajtua të ndalë punën pas intervenimit të policisë.

Autoritetet greke kanë paralajmëruar se ditën e hënë do të kthehen refugjatët dhe emigrantët e parë në Turqi, ndërsa kampi në Idomeni presin që të zbrazet për tre javë ditë.

Mirëpo, gjendja në kampin e refugjatëve në Idomeni konsiderohet e tensionuar, sepse refugjatët nuk pranojnë të kthehen prapa në Turqi. Gati dy javë ditë, poashtu refugjatët mbajnë të bllokuar hekurudhën ndërkombëtare që lidh Greqinë dhe Maqedoninë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button