Lirohet nga paraburgimi kryetari i gjykatës së Kumanovës, Musa Sulejmani

Kryetari i Gjykatës Themelore në Kumanovë, Musa Sulejmani, pas 5 muaj e gjysmë të kaluar në paraburgim është liruar. Prokuroria Themelore Publike e ka vërtetur se i dyshuari është ankuar deri te Gjykata e Lartë, e cila e ka marr parasysh ankesën dhe me vendim e ka liruar nga paraburgimi. Sipas burimeve gjyqësore, Sulejmani po kthehet me punë në Gjykatë. Momentalisht ushtrues detyre si kryetar i Gjykatës Themelore në Kumanovë është Bexhet Elezi.

Sulejmani gjendej në paraburgim për veprën penale keqpërdorim të detyrës zyrtare. Ai është arrestuar me 8 tetor të vitit të kaluar në aksionin ‘Sulmi’. Sipas informacioneve të atëhershme të MPB, kryetari ka bashkëpunuar me një grup kriminal nga Haraçina që është marr me kamatë, drogë , armë dhe trafikim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button