Ramos: Reali ekipi më i mirë në botë

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos ka insistuar se ekipi i tij ende është “ekipi më i mirë në botë” përkundër sukseseve të fundit të Barcelonës.

“Los Blancos” do të hyjnë në “Clasicon” e nesërm me 10 pikë prapa liderit Barcelonës, që është gati të fitojë titullin e tretë të La Ligas në katër sezonet e fundit.

Ramos, sidoqoftë, ka thënë se Real Madridi mbetet ekipi më i madh në botë.

“Këto lloje të ndeshjeve kanë qenë gjithmonë të veçanta, veçanërisht kush përfshihet në to dhe për shkak të reagimit të medieve”, ka thënë Ramos për Bwin.

“Në fund të ditës, ne jemi ekipi më i mirë në botë që po luajmë kundër një ekipi që ka pasur sukses në vitet e fundit. Ky rivalitet ta ngjallur më shumë Clasicon”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button