Nata rekorede e Ramosit çon Real Madridin në krye të tabelës

 Real Madridi zuri vendin e parë në La Ligën spanjolle të dielën, duke mposhtur Real Sociedadin me rezultatin 2:1 në Stadiumin Anoeta, ku Sergio Ramos u bë golashenuesi më i mirë mbrojtës në historinë e ligës, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke e shndërruar penaltinë në gol në minutën e 50 pas përfundimit të gjysmës së parë pa gola, kapiteni i Real Madridit Ramos u bë golashënuesi më i mirë mbrojtës i të gjitha kohërave në La Liga me 68 gola.

Mbajtësi i mëparshëm i rekordit ishte ish-lojtari i Barcelonës, Ronald Koeman, mbrojtësi i dikurshëm holandez, i cili shënoi 67 gola në La Liga.

Koeman luajti për Barcelonën në periudhën 1989-1995.

Pas pak, Ramos, i cili theu rekordin, u detyrua të largohet nga fusha pas përplasjes me Alexander Isak të Real Sociedadit. Në vend të tij hyri Eder Militao në minutën e 60-të.

Sulmuesi francez Karim Benzema dyfishoi epërsinë për Real Madridin në minutën e 70-të.

Goli i vonshëm i Sociedadit nuk ishte i mjaftueshëm për të kapur një pikë nga kryesuesit aktualë të ligës pas golit të shënuar nga mesfushori spanjoll Mikel Merino, për rezultatin 1:2.

Real Madrid dhe Barcelona tani kanë nga 65 pikë, me tetë javë të mbetura deri në përfundim të ligës.

Të premten, ndeshja Barcelona-Sevilla përfundi pa gola 0:0 në stadiumin Ramon Sanchez Pizjuan në Seville.

Atletico Madrid dhe Sevilla nuk janë në garë për kampionatin 2020, por ata garojnë për vendin e tretë.

Atletico, e cila mbanë pozitën e tretë dhe Sevilla, e cila është në vendin e katërt, kanë nga 52 pikë.

Të shtunën Atletico Madrid mundi Real Valladolidin 1:0 në Stadiumin Wanda Metropolitane të Madridit me golin e shënuar në minutat e fundit nga anësori spanjoll Vitolo Machin.

– Rezultatet e javës së 30-të:

Real Mallorca – Leganes 1:1

Granada – Villarreal 0:1

Sevilla – Barcelona 0:0

Espanyol – Levante 1:3

Athletic Bilbao – Real Betis 1:0

Getafe – Eibar 1:1

Atletico Madrid – Real Valladolid 1:0

Celta Vigo – Deportivo Alaves 6:0

Valencia – Osasuna 2:0

Real Sociedad – Real Madrid 1:2

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button