Ivanov: Duhet të ndërtojmë ndjenjë për interes shtetëror

Është e domosdoshme të ndërtojmë besim në vendin tonë, të ndërtojmë ndjenjë për interes shtetëror dhe Maqedonia të jetë para të gjithave, porositi presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov në solemnitetin me rastin e jubileut 65-vjeçar nga themelimi i Arkivit shtetëror të Republikës së Maqedonisë, duke e komentuar krizën aktuale politike.

“Në vend që gjatë këtyre 25 viteve të lirohemi nga këto ndarje shkatërruese, ne edhe mëtej i kultivojmë dhe e thellojmë ndrajen mes nesh. Si? Me sjellje të papërgjegjshme. Sjellja e papërgjegjshme e kundërshtarëve politik i shkakton dëm shtetit. Kriza sikur u bë përditshmëria jonë. U lejua të huajt të kujdesen për ne, më shumë se vetë ne. U lejua të tjerët të na modelojnë sistemin politik dhe juridik. U lejua interesi partiak dhe personal të jenë mbi interesin shtetëror”, konstatoi Ivanov.

Njëkohësisht sipas shefit të shtetit, jemi dëshmitarë të mjegullimit të hapësirës mes informimit dhe manipulimit, sepse siç tha Ivanov, tani edhe me informacionet manipulohet.

“Kjo lind dyshim i cili pothuajse është gjithnjë e më shumë prezentë. Dikush në mënyrë lucide ka thënë se as e kaluara tashmë nuk është ajo që ka qenë. Tani pothuajse gjithçka sillet në pikëpyetje, përfshirë edhe besimin e shtetit”, thotë Ivanov.

Ai shtoi se çmimi i humbjes së atij besimi është tejet i lartë. Në 25 vitet e fundit, theksoi ai, kishim kohë të mjaftueshme t’i pastrojmë dogmat dhe nocionet e vjetra për Maqedoninë, të cilat janë të krijuara për interesa tjera të dhe të huaja dhe kishim kohë të mjaftueshme të kthejmë faqe të re dhe t’i braktisim ndarjet shkatërruese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button