Moti sot në Maqedoni

Moti sot në Mbarë territorin e Maqedonisë kryesisht do të jetë me vranësira mesatare dhe me periudha të kohëpaskohshme të diellit, njofton Portalb.

Temperaturat do të lëvizin nga 0 deri më 4 gradë celsius gjatë paradites, ndërkaq të njëjtat gjatë ditës do të lëvizin nga 10 deri më 18 gradë celsius.

Shkupi do të ketë mot të ngjashëm, kryesisht me vranësira mesatare dhe me periudha të shpeshta të diellit. Temperaturat do të lëvizin nga 0 deri më 3 gradë celsius gjatë paradites, ndërkaq gjatë ditës të njëjtat nuk do të kalojnë mbi 16 gradë celsius. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button