Probleme për Mërgim Mavrajn, nuk stërvitet tek ekipi i Kolnit

Dita e djeshme ka qenë pushim për qendërmbrojtësin e Këlnit. Mërgim Mavraj ka munguar në seancën stërvitore të paradites së djeshme me ekipin gjerman për shkak të problemeve gastrointensinale.

Lojtari ka ndier shqetësime që ia kanë bërë të pamundur vënien në gatishmëri të trajnerit Stoger. Ky i fundit ka deklaruar se pret që mbrojtësi të jetë i gatshëm sot në mënyrë që ta llogarisë atë për në formacion për takimin e kësaj fundjave, shkruan PanoramaSport.

Mavraj është një nga lojtarët e rëndësishëm në mbrojte në ndeshjet e pjesës së dytë të këtij sezoni, pasi në ato takime që është aktivizuar ka ofruar siguri dhe tashmë është bërë i domosdoshëm për të qenë në fushë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button