Përplasje mes emigrantëve në ishullin grek të Kiosit, 5 të plagosur

Autoritetet e ishullit grek të Kios-it kanë deklaruar se 5 persona janë lënduar, si pasojë e një përpasje mes emigrantëve sirianë dhe atyre afganë, në një prej kampeve të qëndrimit.

Të 5  të plagosurit aktualisht janë dërguar në spitalin e ishullit.

Përplasja ka nisur në orët e para të mëngjesit të së premtes dhe ajo është e fundit në vazhdën e një serie incidentesh të dhunshme, që ka përfshirë kampet e refugjatëve në të gjithë Greqinë.

Ditë e mërkurë rreth 1.500 emigrantë i janë bashkuar protestës paqësore së bashku me shumë grekë, pranë ndërtesës së Komisionit Europian në qendër të Athinës. Ata kanë protestuar kundër marrëveshjes BE- Turqisë,  e cila do të hyjë zytarisht në veprim ditën e hënë.

Emigrantët nga Siria, Afganistani dhe nga vendet e tjera kanë kërkuar hapjen e kufijve.

Refugjatët që kanë hyrë në Greqi pas datës 20 Mars janë ndaluar në ishujt grekë dhe do të kthehen në Turqi duke filluar nga e hëna, transmeton tvklan.al.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button