Ngriten akuza kundër dy personave në rastin “Fabrika”

Prokuroria Themelore e Shkupit, ka ngritur akuza kundër dy personave për më shumë vepra penale, mes të cilave edhe për falsifikim të dokumenteve, njofton Portalb.

“Me propozimin e Prokurorisë, i akuzuari Z.B. Çaush ngarkohet se ka kryer vepra penale – Përpunim dhe tregti me armë dhe mjete të cilat janë për kryerjen e veprave penale sipas nenit 395, falsifikim të dokumenteve dhe keqpërdorim të të dhënave personale”, kanë njoftuar nga Prokuroria Themelore.

Për t’u ngritur akuzës, paraprakisht janë marrë një numër i madh i materialeve dokumentuese, të cilat janë gjetur gjatë bastisjeve, është kryer ekspertizë, analiza komparative dhe janë marrë në pyetje një numër i madh i dëshmitarëve, kanë shtuar nga Prokuroria Themelore

Një muaj pas publikimit të aferës në javoren “Fokus”, me çka u zbulua se në dy vende të fshehta janë përpunuar dhjetëra mijëra letërnjoftime të falsifikuara, Prokuroria Publike e Shkupit kumtoi se është zbuluar punëtori e fshehtë ku janë prodhuar dokumente t falsifikuara.

Prokuroria vërtetoi se gjatë bastisjes në shtëpinë e Z. B. Çaush janë gjetur formular për pasaportë, letërnjoftime dhe dokumente tjera. Materiali i gjetur është marr dhe është lëndë për analizë dhe hetim, patën kumtuar nga Prokuroria, transmeton Portalb.

Pas rastit janë prononcuar edhe nga MPB. Nga aty njoftuan se janë arrestuar tre persona, në mesin e të cilëve edhe Bekiri Z.B. Çaush.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button