Diplomacia e skandaleve

Me tri realitete ishin përballur javën e shkuar 22 kosovarë, tek po merrnin pjesë në Strasburg në Forumin Botëror të Demokracisë: me një fusnotë që shoqëronte denominimin e vendit që përfaqësonin, e që ishte ndryshe prej asaj të dakorduar në Bruksel, me mospjesëmarrjen e diplomatëve të shtetit të tyre në këtë ngjarje, dhe me mungesën e kujdesit shtetëror të tyre. I dallonte kjo nga të tjerët.

Pjesëmarrës në këtë ngjarje të organizuar nga Këshilli i Evropës ishin përfaqësues nga 115 shtete të botës, shtete anëtare dhe jo anëtare të Këshillit. Rol të veçantë aty mbanin vendet që përfaqësoheshin nga shkollat politike. E Kosova participonte me pjesëmarrës, vijues të Shkollës Politike të Prishtinës, shkruan Koha Ditore.

Dhe në “out” ishte një mision i jashtëm, që ka selinë fare afër “Pallatit të Evropës” siç quhet ndryshe selia e Këshillit të Evropës. Veprimet e njërëzve që përbëjnë atë nuk ishin konform kërkesave që ligjet në fuqi kanë për misionet diplomatike të Kosovës.

Ligji për shërbimin e jashtëm u kërkon këtyre misioneve, edhe promovimin, mbrojtjen e fuqizimin e statusit ndërkombëtar të shtetit, por edhe ushtrimin e kujdesit ndaj shtetasve që qëndrojnë në vendet ku këto misione veprojnë.

Diplomacia kosovare është e re në moshë. Dhe në pak vitet e jetëgjatësisë, e kanë përshkruar paaftësi e skandale gjatë funksionimit. Asaj i numërohen edhe sukese nga autoritetet.

Deri më tani Kosova ka arritur të hapë 22 misione diplomatike, 4 konsullata të përgjithshme dhe 14 misione konsullore, ku hyjnë edhe seksionet konsullore në kuadër të ambasadave me një shtrirje në katër anët e botës, duke përfshirë këtu edhe ambasadat në Australi dhe në Panama që së fundmi janë funksionalizuar. Njerëzit e këtyre misioneve kanë bërë shumë skandale brenda pak vjetësh.

Enver Hoxhaj, ministër i Punëve të Jashtme, ka thënë se me të tilla probleme nuk përballet vetëm Kosova.

Zëvendësambasadori i Kosovës në Zagreb, Urtak Hamiti, që arrestuar nga autoritetet kroate derisa ishte në gjendje të dehur. Kosova kishte pranuar një note proteste për veprimin e këtij diplomati. Një tjetër skandal kishte ndodhur edhe në vitin 2012. Sekretarja e parë e Ambasadës në Berlin, Fatmire Musliu, e kishte sulmuar fizikisht ambasadorin e atëhershëm, Vilson Mirdita.

Kosova bën politikë të jashtme prej pak vjetësh. Por, për këtë periudhë ka bërë skandale me bollëk, përfshirë ato me sjellen e stafit diplomatik dhe skandalin me njohjet në Afrikë. Tek në vitin e pestë është mundur të arrihej synimi për të siguruar 100 njohjet e premtuar që të arriheshin në 2008-n. E as pas gjithë kësaj kohe nuk është mundur të gjendej rruga për anëtarësim në OKB dhe as në organizatat më të rëndësishme rajonale e globale.

Lajme të ngjashme

Back to top button