Futbolli në zi, vdesin 5 futbollistë në aksident

Pesë futbollistë të një ekipi kanë humbur jetën në një aksident rrugor në Poloni. Lojtarët e Wolczanka Wolka Pelkinska FC, skuadër e ligës së tretë, po udhëtonin për të zhvilluar një ndeshje kundër Avia Swidnik, kur minibusi i tyre u përplas me një kamion.

Portieri Patryk Szewczak (18 vjeç), vëllezërit Kamil dhe Rafael Pydych (22 dhe 27 vjeç), Mariusz Korzepa (25 vjeç) dhe Kamil Oslizlo (29 vjeç) humbën jetën. Sipas burimeve të policisë lokale, tre lojtarë ndërruan jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerë më pas në spital si pasojë e plagëve të marra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button