Zëvendësim i tezave – as “T” për torturën gjatë arrestimit të Boshkoskit

[Recension: PSP-ja PRANON SE LJUBEJA E KA SHITUR EMRIN: Mirëpo, kontestuese është ajo se policët e kanë sharë?!]

Hetimi të cilin e hapi këto ditë Katica Janeva kundër protagonistëve të arrestimit të liderit të partisë “Të bashkuar për Maqedoninë” kishte për qëllim mënyrën në të cilën ai u privua nga liria. Në konferecnën për shtyp, ekipi i prokurorëve në asnjë mënyrë nuk ndërhyri as në aktpadinë e atëhershme, as në rrjedhën dhe fundin e gjykimit, as në lartësinë e dënimit. Shkaku i tyre për hetim nuk ndërlidhet as me faktin aktuaël se Ljube Boshkoski as pas pesë vitesh nga burgosja, nuk ka fituar të drejtë për uikend të lirë si i dënuar shembullor, për të cilën gjë insistojnë bashkëpartiakët e tij.

СЈО ПРИЗНАВА ДЕКА ЉУБЕ ГО ПРОДАВАЛ ИМЕТО_ Ама, спорн_ - http___infomax.mk_wp_Linku deri te artikulli origjinal: PSP-ja PRANON SE LJUBEJA E KA SHITUR EMRIN: Mirëpo, kontestuese është ajo se policët e kanë sharë?!

Data dhe koha e publikimit: 28.03.2016

Data e recensionit: 30.03.2016

Recensues: Ljubomir Kostovski

ZËVENDËSIM I TEZAVE

Katica Janeva dhe Fatime Fetai sot nuk mundën të gjejnë asnjë argument në mbrojtje të Ljube Boshkovskit se ai nuk është marrë vesh për ndryshimin e emrit me qëllim që në mënyrë joligjore t’i financohet fushata politike. Me këtë praktikisht konfirmohet se Boshkovski duke bërë pazar për emrin në mënyrë joligjore e ka financuar fushatën politike, ndërsa dilema e vetme në këtë rast që e ka Prokuroria speciale publike është se а është sharë Boshkoski gjatë arrestimit.

Nga momenti i daljes së tre prokuroreve para medieve dhe njoftimi për hapjen e kësaj lënde, në të cilën, siç u tha, i dyshuar kryesor është ish-udhëheqësi i DSK-së, është hapur një front i shpejtë dhe i gjerë kundër PSP-së. Ky tekst është vetëm ilustrim se si, ndoshta, do të bëhej mbrojtja e të dyshuarve potencialë – shefit të DSK-së dhe bashkëpunëtorëve të tij të parë (do të shmanget lënda e prokurorisë për torturë dhe zbatim të mjeteve joligjore gjatë arrestimit të një të dyshuari, mirëpo do të nxirren shumë detaje nga dosja “Fushatа”).

KEQPËRODRIM I GAZETARISË

Kemi një zëvendësim klasik të tezave: në vend të paraqitjes së prokurores Fetai në konferencën për shtyp dhe prezantimit të arsyeve të hetimit, kemi citime nga rasti i cili ka qenë shkak dhe bazë për gjykimin e liderit të BM-së. Kthehemi pesë vjet prapa dhe lexojmë detaje nga hetimi (ndjekja e fshehtë e Ljube Boshkoskit) dhe nga aktpadia e atëhershme e PTHP-së (“Fushata”), e cila me asnjë fjalë nuk është përmendur si subjekti i hetimit të ekipit të Janevës. Poashtu, Boshkoski nuk gjendet në Idrizovë për shkak të shprehjes së shumëpërmendur “nuk e japim emrin”, por u arrestua për shkak të “mbledhjes së рaligjshme të mjeteve financiare në vlerë prej 130.000 еurosh me qëllim të financimit të fushatës politike të partisë së tij”.

Çështja e torturës në artikull nuk përmendet as me “t”, e as që ofrohen detajet e tjera relevante nga fjalimi i prokurores Fetai, e cila për herë të dytë u bë heroinë e ditës te populli liridashës. Përmenden sharjet, të cilat sipas këtij publikimi, janë të lejuara nëse dikush ka menduar në mënyrë aq “tinzare” për identitetin e tyre. Për pak mund të vijmë në pikën kur policia mund të linçojë për shkak të “natyrës së dyshimit”.

Nga tekstet e këtilla gazetareske gjithsesi mund të bëhet një “bibliotekë kongresi” me tekste ku bëhet zëvendësimi i teksteve. Që prej tyre gazetarët e ardhshëm të mësojnë se si nuk duhet të keqpërdoret zanati.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button