Berisha: Rama një i sëmurë psikik, të reagojnë shqiptarët

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi pas prishjes së kompleksit “Jon” në Vlorë. Përmes një deklararatë për shtyp, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama duke e quajtur atë një të sëmurë psiqik i cili sulmon kundërshtarin.

“Sot Edi Rama hodhi ne ere nje pallat te ndertuar me leje te ligjshme dhe jo leje ne konflikt interesi dhe ne thyerje te nenit 64 te Ligjit te Urbanistikes siç eshte pallati i gruas se tij, te nderuar ne perputhje me Planin Urbanistik te zones dhe jo ne sheshin midis pallateve siç eshte pallati i tij ne paje. Ai eshte i ndertuar ne prone private te rregjistruar ne hipoteke dhe jo ne prone publike siç eshte pallati zonjes se tij, te ndertuar me kredi bankare dhe jo nga para te pista te pa deklaruara ne asnje Banke apo organ tatimor siç jane parate e pallatit te gruas se tij, te ndertuar ne nje shesh ku me pare egzistonte nje ndertim tjeter dhe qe nuk ka asnje lidhje me projektin e Lungomares, dhe jo si pallati i Linda Bashes qe eshte ndertuar ne sheshin e lulishtes se femijeve” thekson Berisha.

Sipas tij kompleksi “Jon” prishet duke dhunuar Kushtetuten, ligjin e Urbanistikes, ligjin e Shpronesimeve dhe vendimin e Gjykates qe ndalon kryerjen e cdo veprimi nga qeveria per kete pallat deri ne gjykimin ne themel te ceshtjes se tij.

“Eksplozioni i sotem ne Vlore nuk eshte vetem eksplozion ne psiqiken e nje te semuri te mjekuar me shume se nje dekade si bipolare, por eshte eksplozion potencial ne çdo vater, ne çdo shtepi shqiptare te ndertuar ne perputhje me ligjet e shtetit. Prandaj ftoj qytetaret te ngrihemi sa me pare kunder nje te semuri psiqik qe hedh ne ere nje pallat te ligjshem vetem e vetem se proçeset psiqike i thone atij se Lulzim Basha te mundi ty dy vjet me pare dhe ti tani hakmerru duke prishur me çdo çmim pallatin i vjehrrit te tij. Une ftoj qytetaret te ngrehemi sa me pare kunder Edvinit qe vetem tre jave me pare, i dominuar nga halucinaçionet e tij, mashtroi mbare boten. Ai premtoi shkaterrimin ne Shqiperi te te gjithe arsenalit kimik sirian, mashtroi dy muaj rrjesht partneret tane me kryesore, organizatat nderkombetare kryesore vetem sepse ky haluçinant besonte zerat e brendeshem qe i thonin se tani ai do te renditej me Barak Obamen, Vladimir Putinin, Bashar al Asadin si njeriu me i rendesishem i planetit” thekson Berisha. http://www.albeu.com/shqiperi/shembja-e-kompleksit-jon-berisha-akt-i-nje-te-semuri-psiqik-/135064/

Lajme të ngjashme

Back to top button