Juventusi në gjysmëfinalen e Kupës së Maqedonisë
Sukses të madh ka shënuar ekipi në futboll në sallë Juventus Serava që ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale, duke e eliminuar ekipin e Velesit në ndeshjen çerekfinale. “Bardhezinjtë” nga Serava kanë marrë fitore të lartë me rezultatin 9:6, duke u kualifikuar ne mesin e katër ekipeve më të mira.
Në këtë ndeshje figurë qendrore te Juventusi ishte reprezentuesi i Maqedonisë Orhan Ibishi, i cili shënoi plot katër gola, ndërsa me lojë të mirë u dalluan edhe Eljesa Neziri me dy gola të shënuar. Nga një gol në këtë takim kanë realizuan boshnjaku Almir Bishevac, Besnik Tërstena dhe Mervan Osmani.
Kampioni i Maqedonisë dhe mbrojtësi i titullit të Kupës, “Zhelezarec” më lehtë se sa ishte menduar e ka eliminuar ekipin “Ilirët” nga Kumanova, duke i mundur me 11:0. Në këtë ndeshje në element të tij ishte Taulant Ismaili dhe Ferid Agushi.
Ismaili e ka hapur serinë e golave në minutën e 3-të. Pastaj i shënuan Petroviq dy gola, Leovski dhe Agushi nga një, që pjesa e parë të përfundojë me rezultatin 5:0. Në pjesën e dytë Gligorov shënoi në të minutën e 22-të, Todorovski ngriti epërsinë në 7:0 në minutën e të 25-të, ndërsa Ferid Agushi dhe Daniel shënuan dy gola për dy minuta. Golat e fundit për 11:0 ishin vepër e Ismailit dhe Kërstevskit. /Portalb /