Shtyhet mbledhja e përbashkët e Qeverive

Mbledhja e përbashkët ndërmjet Qeverive të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë e planifikuar të mbahej të dielën në Prizren ka dështuar.

Këtë për Express e ka konfirmuar këshilltari i Kryeministrit Hashim Thaçi, Bekim Çollaku.

“Takimi i planifikuar për nesër është shtyrë. Kjo ka ndodhur për shkak të mos përputhjes së agjendave të Kryeministrit Hashim Thaçi dhe Kryeministrit Edi Rama”, ka thënë Çollaku.

Ai thotë që ky takim është planifikuar që të mbahet në pjesën e dytë të janarit të vitit tjetër.

Lajme të ngjashme

Back to top button