Fustani i Enedës në Eurovision do të jetë 50 metra i gjatë!

Dizenjatorja e veshjës së Eneda Tarifës në Eurovision, Bora Kokëdhima, ishte deshpëruar kur pa përmasat e skenës së Eurovisionit.

Asaj ju prishën planet pasi kishte në mendje t’i veshte diçka gjigante në skenë përfaqesueses shqiptare në Eurovision, për këtë përmasat e skenës ishin të vogla.

Por stilistja Kokëdhima, tani ka vendosur që fustani të jetë jo më i gjatë se 50 metra, transmeton Magazina.al

Këto i ka zbuluar vetë dizenjatorja gjatë një emisioni në TVSH, ku ka folur rreth përgaditjes që po bën për veshjet e Enedës kur ajo do të shkoj në maj në Stokholm të Suedisë.

Na mbetet të presim deri më datën 12 maj kur Eneda do të ngjitet në skenë me veshjen e cila si duket do të jetë spektakulare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button