Hahn – Shqipërisë: Shpejto me drejtësinë

Komisioneri për zgjerim ka bërë një apel të drejtpërdrejtë që partitë politike në Shqipëri ta miratojnë sa më parë reformën në drejtësi, gjatë takimit të Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri – BE.

Dialogu politik është kyç për të ecur përpara me reformën, njëri ndër thelbësorët për hapjen e negociatave, tha Han.

Rendësinë për miratimin e reformës në drejtësi e nënvizoi edhe kryeministri Edi Rama. Për tejkalimin e konfliktit politik, kreu i qeverise ftoi në takim kundërshtarin politik Lulzim Basha. Komisioneri dhe kryeministri vunë theksin se për çdo pretendim apo kusht, opozita mund t’i drejtohet Gjykatës. Zyrtari i lartë evropian, shtoi se edhe zbatimi i procesit të dekriminalizimit dhe reforma zgjedhore janë prioritete që duhen plotësuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button