Këshilli i Prokurorëve e refuzon kërkesën e Janevës për ta marrë “Magjar Telekomin”

“Me 7 vota “për”, është sjellë vendime që rastet që i ka kërkuar Prokuroria Speciale, gjegjësisht për rastet “Magjar Telekom”, dhe “Verushevski”, do të jenë nën kompetenca, të Prokurorisë Themelore – Shkup dhe Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit – Shkup”, kështu është deklaruar kryetari i Këshillit të Prokurorëve Petar Anevski në lidhje me kërkesën e prokurores speciale, Katica Janeva që t’i dorëzohen kompetencat për lëndët e lartpërmendura, njofton Portalb.

Janeva, shkurt ka marrë pjesë në seancën e Këshillit të Prokurorëve, në të cilën ka qenë e thirrur që ta arsyetojë kërkesën e saj për marrjen e kompetencave ndaj këtyre lëndëve.

“E njoftova Këshillin e Prokurorëve se unë po veproj sipas ligjit për Prokurori Speciale për t’i marrë kompetencat e lëndëve “Magjar Telekom” dhe lëndët “Zoran Verushevski” dhe “Goran Verushevski”. I njoftova se unë nuk kam kurrfarë detyrimi që të përfaqësojë në seancat e tyre. Në bazë të autonomisë së veprimtarisë së PSP-së, gjithçka është e sqaruar në ligjin për Prokurori Speciale”, tha Janeva pasi doli nga seanca e Këshillit të Prokurorëve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button