Arda Turan “thumbon” keq Arsenalin
I transferuar te Barcelona verën e shkuar, Arda Turan priti gjatë për të debutuar, për shkak të dënimit të Barcelonës nga FIFA, por pritja ia vlejti, sepse mesfushori është përshtatur mjaft mirë në skuadrën e drejtuar nga Luis Enrike.
Tani turku zbulon se nëse nuk do të shkonte te Barça, do të ishte transferuar tek Arsenali, por deklarata e tij me siguri do ketë bezdisur jo pak klubin anglez, sepse humori është “therës”.
“E ndjeja se do të firmosja për Barcelonën. E them me ndershmëri,mendoja ‘Nëse luaj shumë mirë do të shkoj te Barça, sepse stili im i përshtatet skuadrës katalane. Nëse luaj mirë, do të shkoj tek Arsenali’”, transmeton Albeu.