Serwer: Hashim, mbaje fjalën!

Analisti amerikan dhe njohës i mirë i situatës në Ballkan, Daniel Serwer, publikoi një koment mbi fjalimin që Hashim Thaçi, president i zgjedhur i Kosovës, mbajti ditë më parë në Institutin Ndërkombëtar të Drejtësisë në Hagë.

Ai pajtohet me shumëçka që ka thënë Thaçi atje, por njëkohësisht deklaron se fjalët duhet të mbështeten me veprime.

Serwer jep vlerësime dhe për opozitën kosovare, përkatësisht lëvizjen Vetëvendosje!

Presidenti i zgjedhur i Kosovës së fundi mbajti fjalim në Institutin Ndërkombëtar të Drejtësisë në Hagë.

Një shok më shtyri që ta shikoj me kujdes fjalimin e tij, besoj pjesërisht për shkak të letrës sime të hapur që shkrova, pas zgjedhjes së tij si President.

Nuk parapëlqej që të përgjigjem në detaje në katër pikat e para historike që Hashimi ka bërë.

Do t’ua lë të tjerëve që të ofrojnë të dhëna mbi atë nëse ai është korrekt ose jo në deklarimin se UÇK-ja gjatë rebelimit të saj kundër sundimit të Serbisë me 1990, nuk ka përdorur metoda terroriste kundër civilëve, nuk është mbështetur në të ardhurat nga aktivitetet kriminale, por fuqishëm ka përqafuar vlerat perëndimore dhe ka qëndruar larg religjionit.

Do të preferoja që të gjitha këto të jenë të vërteta, por e kuptoj se disa do të duan të sfidojnë ato, veçanërisht në pikën e parë të dytë e të tretë.

Hashimi përmend një pikë të pestë historike që veçanërisht sot ka relevancë: Se pavarësia e Kosovës ishte kompromis ndërmjet Beogradit, i cili donte që ish autonomia e provincës të përfshihej në kuadër të Serbisë dhe atyre shqiptarëve që donin që Kosova t’i bashkohej Shqipërisë.
Mendoj se në thelb ai është i saktë: Kosovarët pranuan marrëveshje me bashkësinë ndërkombëtare (Serbia asnjëherë nuk e nënshkroi) e cila lejoi pavarësinë, por parandaloi bashkimin me Shqipërinë.

Qëndrueshmëria e kësaj marrëveshje është jetike për marrëdhënie të mira me amerikanët dhe evropianët, sepse hiç më pak se çdo largim nga ajo, në drejtim të bashkimit me Shqipërinë (ose pasimi me dorëzimin Serbisë të komunave veriore të Kosovës), do t’i ofronte Rusisë mundësinë për justifikim të ndryshimit të disa kufijve si: aneksimin e Krimesë, pjesë e Ukrainës të cilën de- fakto e sundon, Osetisë Jugore, Abkhazisë dhe Transnistrisë.

Lëvizja politike kosovare e njohur si Vetëvendosje!, po sfidon marrëveshjen që çoi në pavarësinë e vendit së bashku me disa serbë të cilët dëshirojnë që pjesa veriore e Kosovës t’i bashkohet Serbisë.

Duke vepruar kështu, ata rrezikojnë të hapin kutinë e Pandorës dhe Kosova të lihet anash.
Kur presidenti i zgjedhur shikon nga e ardhmja, ai vendos katër pika. Serbia dhe Kosova duhet që:

-Të ndihmojnë Evropën, veçanërisht në emigracion, ekstremizëm dhe krim të organizuar, të cilën pjesërisht e lidh me Rusinë

-Bashkëpunim ekonomik, në mënyrë të veçantë, krijim të vendeve të punës

-angazhim rajonal, veçanërisht në siguri (përfshirë NATO-n) dhe infrastrukturën

Ndërtimi i rendit dhe ligjit, përfshirë Gjykatën Speciale të Kosovës e cila do të shikojë dyshimet mbi veprimet e pasluftës së UÇK-së -për të cilat disa mendojnë se implikojnë edhe vetë Thaçin.
Ai përmend edhe shumë pika të tjera, por dua t’i shkoj në esencë politikave relevante e cila për mua duket jashtëzakonisht e arsyeshme.

Shumë lexues do të pyesin sinqerisht presidentin e zgjedhur, mbi sulmet paslufte ndaj serbëve dhe shkatërrimin e kishave e monumenteve në Kosovë, mbi dyshimet për akuzat penale, dhe dënimeve të disa komandantëve dhe luftëtarëve të UÇK-së si dhe perceptimin e përhapur mbi korrupsionin dhe pasurimin e paligjshëm.

Unë nuk kam ndonjë kundërshtim ndaj këtyre çështjeve që të ngrihen dhe shpresoj se Presidenti i zgjedhur do të përgjigjet me të njëjtin ton të vendosur sikurse në Hagë.

Por mendoj se është e përshtatshme për të rikujtuar se diplomacia është kur njerëzit e tjerë e thonë, atë çfarë ju doni ta thoni e bëni.

Hashimi i thotë shumë gjëra drejt, së paku aq sa komuniteti ndërkombëtar është i shqetësuar. Kosova ka nevojë të qeveriset në mënyrë efektive, të pastrojë korrupsionin, të rrisë ekonominë e saj, të mbrojë serbët si dhe pakicat e tjera, t’i japë fund trafikimit, krimit të organizuar dhe ekstremizmit që janë duke i dhënë asaj një emër të keq.

Kjo kërkon më shumë sesa duke i thënë gjërat në mënyrën e duhur për të bindur skeptikët. Ajo kërkon që të bëhen gjërat e duhura. Edhe me qëllimet më të mira, kjo nuk do të jetë e lehtë: presidenti në Kosovë zgjidhet në parlament dhe ka kompetenca të kufizuara.

Shumë do të jetë skeptike nëse Thaçi është me të vërtetë i angazhuar që seriozisht të sundojë ligji.

Por Hashimi në pikëpamjen e tij, këtë e ka vendosur lart. Kjo është e mire. Tani le të shohim nëse ai mund të ecë dhe flasë. Kjo do të ishte shumë më mirë.

Shkrimi-i-Daniel-Server-

Koment i shkruar nga Daniel Serwer, analist dhe njohës i çështjeve politike në Ballkan. Titulli i komentit të tij në origjinal ‘Walk the talk’, është përshtatur nga redaksia e lajmi.net.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button