Që t’i jepet fund terrorit duhet një ndryshim në mendimin politik…

Nga John BELL-

Një  tjetër sulm i tmerrshëm ndodhi në Bruksel, duke ndjekur atë  në  Stamboll dhe ngjarjet më pak të raportuara mediatikisht, në Bagdad, Libi dhe gjithandej. Frekuenca e këtyre sulmeve na tregon se ky është një fenomen global dhe se njerëzit janë të frikësuar e frustuar, sikurse e dëshmojnë  postimet e Facebook “je suis sick of this s**t”. Shumë pyesin natyralisht se cfarë  duhet bërë .

Cdokush kerkon përgjigje të shpejta, por lajmi i keq është se ndoshta këto përgjigje të  thjeshta nuk ekzistojnë . Masat e sigurisë  do të  vazhdojnë  dhe ato mund të  kontribuojnë  shumë  në  parandalimin e akteve të  tjera të  terrorit. Gjithsesi, sikurse të  gjithë  e dimë , nëse ato ndodhin me qindra herë , por dështojnë  vetëm një herë, terrorizmi fiton.

Ka lidera në Europë, SHBA dhe kudo që besojne se përgjigja është dyfishimi i sigurisë.

Por dyfishimimi i këtyre masave rrezikon ashpërsimin më shumë  se sa frenimin, duke përfshirë në  këtë ashpërsi njerëz të pafajshëm, por që nuk do të jenë më në momentin kur të  bien pre e paragjykimit qorr. Kjo vetëm mund të cojë  në  dhunë të mëtejshme dhe një betejë destruktive.

Nuk ka përgjigje të shpejta

Mori një  kohë  të gjatë mbërritja deri në këtë pikë dhe do të marrë ende per të shkuar përtej saj. Kjo sepse ekstremizmi, përkrah elementëve të tjerë politikë, përfshin zotime  ndaj gjëndjeve të caktuara mendore, ideologjive që  nuk mund të  zhvendosen lehtësisht.

Realiteti që shumë nuk duan të dëgjojnë: kjo është një betejë e gjatë. Pyetja më e rëndësishme qëndron se në cilin drejtim ne shkojmë tani.

Fillimi i përgjigjes gjendet te ajo që tha Staffan de Mistura, të  martën: Tragjedia në  Bruksel na kujton se nuk kemi kohë për të  humbur. Na duhet të shuajmë zjarrin në  Siri… Formula më e mirë është të gjejmë një zgjidhje për tranzicionin politik në Siri.

Një  tranzicion politik- një  Siri më e qëndrueshme është një kornizë e nevojshme, por është vetëm fillimi. Më  shumë se kaq, rrugë të reja të operimit në mënyrë politike, do të  jenë të nevojshme.

Gjëja që njerëzit nuk marrin në konsideratë, është se ekstremistët e dhunshëm mendojnë  se ata po veprojnë drejt një të mire të percpetuar vetem prej tyre. Ata besojnë se shkatërrimi i një  rendi është i nevojshëm për të ndërtuar një tjetër. Kjo është një  ëndërr pozitive e tyre. Për këtë arsye, kryejnë  këto akte. Nga prizmi dhe logjika e ideologjisë  së  tyre, ata po arrijnë  dicka virtuoze.

Motivimi

Cfarëdo kornize politike të  jetë  e vendosur në  Siri, duhet marrë në konsideratë ky fakt: Njerëzit udhëhiqen nga motivimet bazike, materiale dhe emocionale. Nëse shoqëria e tyre nuk ua siguron ato me më nyra natyrale dhe konstruktive, ata do t’i kë rkojnë  ato në  rrugë irracionale, destruktive.

Nëse një manipulator i bind njerëzit të ndjekin rrugën e tij për të arritur plotësimin e nevojave, ata do ta ndjekin deri në fund të botës.

Ndaj, Siria e së  ardhmes duhet ndërtuar në  mënyrë të tillë që të mos njihen vetëm të  drejtat e njerëzve, por edhe nevojat e tyre bazike. Kjo është një zhvendosje në logjikën politike, por e nevojshme. Një  sens autonomie, përkatësie, legjitimiteti, që janë  pjesë  e këtyre nevojave jetike dhe njerëzore.

Mbi të  gjitha, kemi nevojë t’i kushtojmë vëmendje nevojës sonë të fuqishme për kuptimin dhe qëllimin në jetë. Ekstremistët bëjnë një punë të mirë në bindjen e shumë  të  rinjve që janë në kërkim të kënaqësisë dhe përkatësisë. Këta të rinj mund të arrijnë nevojat e tyre bazike përmes grupeve thellësisht ideologjike.

Të rinjtë në Francë, Belgjikë dhe kudo tjetër, duhet të  pë rfshihen në  projekte kuptimplota dhe që nxisin kënaqësi sociale, më shumë akoma, konstruktive. Ka shumë kënaqësi për tu marrë në punë  dhe projekte ndërkombëtare.

Rindërtimi i Sirisë është një proces afatgjatë, por ne kemi nevojë të punojmë pikërisht në  nivelin e motivimit të njerëzve dhe gjetjes së rrugës për vetëpërmbushjen e tyre, jo thjesht në gjëra pa rëndësi të politikave të orientuara nga media.

Marre nga Al Jazeera / Përktheu: Alteo HYSI

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button