Basaksehir dënon Arda Turan me 250 mijë euro
Klubi i futbollit Istanbul Başakşehir ka vendosur të ndëshkojë lojtarin e tij Arda Turan me 250 mijë euro, pasi që kohë më parë sulmoi verbalisht dhe e shtyu arbitrin anësor, për çka Federata e Futbollit të Turqisë i shqiptoi një ndalesë për të luajtur në 16 ndeshje.
Bashkë me pezullimin, federata gjithashtu i shqiptoi një gjobë prej 7.700 euro. Futbollistit të famshëm turk, Komisioni Displinor i FF të Turqisë ia ka ulur suspendimin nga 16 në 10 ndeshje.
Mirëpo, atë ka vendosur ta dënojë edhe klubi i tij për sjellje josportive, kështu që Turan do të gjobitet me 250 mijë euro. Bashkëlojtarin e skuadrës Marcio Mossoró, i cili në të njëjtën ndeshje kundër Sivasspor në kampionatin turk u përjashtua për shkak të dy kartonave të verdhë, u gjobit me 50 mijë euro nga Başakşehir.
Turan filloi karrierën e tij në Galatasaray, nga i cili u transferua në Atletico Madrid në vitin 2011. Pas katër sezoneve të suksesshme ai kaloi në Barcelonë, e cila në janar të këtij viti ia huazoi Başakşehir-it deri në vitin 2020. Përderisa ai ishte në “Galata”, një periudhë të shkurtër ishte huazuar edhe nga Manisaspor.
Për ekipin kombëtar të Turqisë, mesfushori 31-vjeçar sulmues ka luajtur 100 ndeshje dhe ka shënuar 17 gola.