Arda Turan: Përfundoi karriera ime në kombëtare
Arda Turan, lojtar i kombëtares turke në futboll dhe mesfushor i Barcelonës, i cili verbalisht dhe fizikisht sulmoi një gazetar turk, deklaroi se e mbyll karrierën në kombëtare, raporton Anadolu Agency (AA).
Në qendër të mediave turke sot ishte incidenti i mbrëmshëm mes Arda Turan dhe një gazetari në aeroplanin e kombëtares turke, pas kthimit nga ndeshja me Maqedoninë.
Arda Turan sot u adresua në një konferencë për shtyp në të cilën njoftoi se i jep fund karrierës së tij në kombëtare.
Ardan Turan mbron fanelën e kombëtares turke që nga viti 2006, ndërsa deri më tani ka luajtur 97 ndeshje dhe ka arritur të shënojë 17 gola.