Të Bashkuar për Maqedoninë: Liri për Luben dhe stop torturës ndaj tij

Liri për Luben dhe stop torturës ndaj tij, kërkoi partia e tij “Të bashkuar për Maqedoninë”. Pas hapjes së djeshme të hetimit të Prokurorisë Speciale Publike për mënyrën e arrestimit të Boshkovskit, mbështetësit e tij kërkuan nga drejtori i burgut të Idrizovës, Zhivko Pejkovski lirimin e Boshkovskit, njofton Alsat M.

Boshkovski dhe bashkë partiakët e tij mbështetje morën edhe nga partia e Stojançe Angellov, “Dinjiteti”. Angelov tha se edhe pse e di se pas vendimeve nuk qëndron drejtori i burgut të Idrizovës, megjithatë nga ai kërkoi që të tregojë pak virtyt njerëzor.

Boshkovski u arrestua më 6 qershor, një ditë pas zgjedhjeve të vitit 2011. Katica Janeva hapi rastin për dhunën që është ushtruar gjatë arrestimit nën titullin “Tortura”, ndërsa i dyshuari i parë është ish drejtori i DSK-së Sasho Mijalkov. Dënimi me burg prej pesë viteve Boshkovskit i kalon më 6 qershor të këtij viti.

LEXO: Mijallkov dhe 6 të punësuar në MPB, të dyshuarit e rastit “Tortura” (VIDEO)

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button