LSDM do të paraqesë propozim-ligj për mediat në Kuvend

“LSDM e përkrahë propozim-ligjin për reformat në media, të paraqitur nga shoqatat e gazetarëve”, deklaroi në konferencë për shtyp, koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së, Goran Sugraeski.

Ai tha se sot grupi i tyre i deputetëve dhe partnerët e koalicionit, do të paraqesin propozim-ligj për ndryshimet për ligjin për shërbimet audio dhe audiovizuele, në procedurë të shkrtuar me kërkesë që të mbahet seancë e jashtëzakonshme parlamentare.

“Jo vetëm sjelljen, por edhe implementimin e këtij ligjit duhet ta bëjmë që të kemi kushte për zgjedhje fer dhe demokratike. Patjetër duhet të anëtarët e rinj të Këshillit për Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audiovizuele dhe Këshillit të Radio Televizionit të Maqedonisë. Ligji duhet të miratohet menjëherë dhe të implementohet plotësisht dhe gjithashtu të vlejë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, tha Sugareski.

Ai shtoi se propozimi i shoqatave të gazetarëve dhe të bashkësisë ndërkombëtare LSDM i përkrahë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button