“Marili” t’i zgjedhë 20 gratë më të suksesshme menaxhere në Maqedoni

Agjencia “Marili” tradicionalisht edhe këtë vit do t’i zgjedhë gratë më të suksesshme menaxhere nga Maqedonia dhe diaspora, transmeton MIA.

Me rastin e 20-të vjetorit jubilar do të shpallen 20 menaxheret më të suksesshme sipas të cilave veçmë  kriteret e vendosura  – të vijnë nga kompanitë private të suksesshme, nga fusha dhe veprimtari të ndryshme dhe të respektohet pajtueshmëria e tyre të jenë pjesë e zgjedhjes.

Këtë vit më të suksesshme janë shpallur Maja Andreevska, menaxhere dhe producente në “Munlajt” Produksioni  – Shkup, Marina Ançevska, menaxhere e përgjithshme në Qendrën për psikologji të biznesit – Shkup, Maja Bosilkovska, menaxhere për shërbime shfrytëzuese në “Oriflame” Kozmetikë-Shkup, Liljana Delovska, menaxhere e përgjithshme në “Art Dizajn” – SDI”-Shkup, Bojana Dimovska, menaxhere e përgjithshme, SHPT “RONTIS” Shpknjp – Veles, Vesna Ivanoska, menaxhere e përgjithshme  në “Seavus” – Qendër edukative dhe arsimore, – Shkup, Vesna Ignjatoviq-Stojilkoviq, menaxhere e përgjithshme, SHPKNJP dhe ISHP “DR. VAIS”- Shkup, Val Jusufi, menaxher i përgjithshëm në “Leoron Grup” – Shkup, Mimoza Koneska-Kaimovski, menaxher i përgjithshëm i A.T. “Vojazher”- Shkup dhe Tanja Miliskoviq, menaxher komercial në “Kromberg dhe Shubert” në Manastir.

Dhjetë menaxheret e tjera më të suksesshme janë Vesna Miceva-Todorovska, menaxher i përgjithshëm në Qendrën servisuese të kongresit-Shkup, Vaska Mojsovska, menaxhere e përgjithshme “Agro Kalem – Timjanik” – Negotinë, Sonja Petkovska menaxhere në Shtëpinë e pleqve “Milica”-Shkup, Antonija Ristovska”-Shkup, Iskra Spiroska Ivanovska, menaxhere “Tim konsalting” Shpk-Shkup, Olgica Stojimiroviq, menaxhere e përgjithshme, “PromoItalia”, – Shkup, Olgica Stokuqa, menaxhere në “Stokuqa” Shpknjp – Shkup, Ksenija Çaminska, menaxhere e përgjithshme në “Profesional Akaunt” shpknjp – Shkup dhe Asmira Koçan, menaxhere ekzekutive në “Transmet”-Shkup.

Do të shpërblehet edhe Anita Andreevska, menaxhere në misionin paqësor të Kombeve të Bashkuara.

Manifestimi do të mbahet të enjten në hotelin Holidej In. Në pjesën muzikore do të marrin pjesë anëtarët e QSHSHBM “Ilija Nikollovski Luj”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button