FRODEM: Anevski të ndalojë me fushatë partiake

“FRODEM me shqetësim të madh e ndjekë fushatën partiake të kryetarit të Këshillit të Prokurorëve, Petar Anevski, i cili po kryen obstruksione ndaj punës së Prokurorisë Speciale”, shkruhet në reagimin e partisë FRODEM, njofton Portalb.mk.

Sipas tyre, Këshilli i Prokurorëve duhet të jetë i pavarur dhe ashtu përcaktohet dhe me ligj, ata bëjnë thirrje që ky organ të mos mbrojë asnjë interes të asnjë partie politike.

“FRODEM vlerëson se tentativat për ta minuar autonominë e punës së Prokurorisë Speciale nga ana e disa individëve në Këshillin e Prokurorëve, janë tentativa të rrezikshme për ndikim partiak dhe ndikim në punën e Prokurorisë Speciale me tendenca që ta thellojnë edhe më tepër krizën politike në Republikën e Maqedonisë. /Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button