Raporti i PSP-së edhe sot përpara deputetëve në Kuvend

Në kuadër të seancës së 99­-të deputetët pritet që ta fillojnë debatin për Raportin për aktivitetet e Prokurorisë Publike për ndjekje të veprave penale të ndërlidhura dhe të cilat dalin nga përmbajtja e ndjekjes joligjore të komunikimeve (Prokuroria Speciale Publike) për periudhën prej gjashtë muajve, transmeton Portalb.

Deputetët e kësaj seance, mes tjerave, duhet gjithashtu edhe të shprehen për ndryshimet e Ligjit për mbrojtje të natyrës, të Ligjit për menaxhim me mbeturinat, të Ligjit për siguri në sistemin hekurudhor, të gjitha sipas procedurës së shkurtuar, për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për ndërtim, sipas procedurës së shkurtuar, të parashtruar nga deputetët e VMRO­-DPMNE-­së dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për procedurë penale, sipas procedurës së shkurtuar. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button