Zaev: LSDM e gatshme për zgjedhjet e 5 qershorit nëse ka kushte demokratike

“Populli është i gatshëm për ndryshime, për Maqedoni më të mirë. LSDM do të luftojë deri në fund që të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike. Pa pastrimin e Listës Zgjedhore dhe rregullimin e çështjes së mediave nuk do të ketë zgjedhje”, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, gjatë një takimi me simpatizantët e LSDM-së në Kumanovë, ku dhe njëkohësisht e ka prezantuar programin partiak, njofton Portalb.mk.

Megjithatë, Zaev shoti se LSDM është e gatshme për zgjedhjet e 5 qershorit për të cilat sipas tij, do të fitojë LSDM dhe do të ketë ndryshime, nëse krijohen kushte demokratike.

Zaev para kumanovarëve tha se pret nga KSHZ të jep përgjigje se procesi i kontrollit të Listës Zgjedhore a është kredibile dhe të tregojë se a ka kushte që në Maqedoni të mbahen zgjedhje të të besueshme dhe demokratike, transmeton Portalb.mk.

“Maqedonia është e gatshme për ndryshime, por qëllimi nuk është që opozita ta ndërrojë pushtetin, por që të krijojë rrethana për zgjedhje të besueshme dhe ardhmëri të mirë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë”, shtoi Zaev.

Sipas liderit të LSDM-së, gjithsej 65% e programit partiak ka të bëjë me politikat ekonomike që, siç tha Zaev, për qëllim ka përforcimin e buxhetit familjar.

“Çdo qytetar në tre muaj do të ketë mundësi të fitojë kthim prej 15% nga TVSH-ja, nëpërmjet kartelës konsumatorë. Shteti do të investojë 20 deri në 50 milionë euro për përforcimin e kapaciteteve të brendshme. Shteti do të ketë investime direkte për hapjen e objekteve të prodhimtarisë. Atë do ta bëjmë me gjithsej 140 milionë euro për 1 mandat me qëllim të vetëm, për vende pune dhe paga më të larta, gjegjësisht me pagë mesatare prej 500 euro. Për një mandat pritet të hapen 64.000 vende të reja pune”, tha Zaev. /Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button