Maqedonia e pafat, shënon dy gola një për vete e një për Francën

Reprezentacioni i Maqedonisë në futboll U21, ka marrë edhe një barazim në kuadër të ndeshjeve kualifkuvese për Kampionatin Evropian 2017, të luajtur sonte në Le Man. Maqedonia ishte mysafire e Francës dhe u tregua më konkrete gjatë gjithë 90 minutave. Barazimi 1:1 ndoshta është i pamerituar, duke marrë parasysh se francezët që janë lider të grupit me një ndeshje më shumë, nuk treguan pothuajse asgjë më shumë se Maqedoni.

Të parët në avantazh kishin kaluar të përzgjedhurit e Bllagoja Milevski, me golin e shënuar nga Viktor Angellov në minutën e 15-të. Maqedonia shënoi edhe një gol, por kësaj radhe në portën e vet, kur futbollisti Egzon Bejtullai në dëshirë për të larguar topin para portës, nuk arriti të kontrollojë atë si duhet, që e dërgoi në portën e Aleksovskit.

Të përkujtojmë se në këtë ndeshje luajtën katër futbollistë shqiptarë, Enis Bardhi, Mevlan Murati, Besir Demiri dhe Egzon Bejtullai.

Maqedonia me këtë barazim ka ruajtur shanset për kualifikim eventual, duke mbetur vetëm tri pikë pas Islandës që është e dyta, ndërsa ka pesë më pak se Franca e para që ka një ndeshje më shumë. Ky ishte barazimi i dytë me Francën pas atij 2:2 në Shkup, ndërsa ditë më parë Maqedonia barazoi 0:0 me Islandën në Shkup. Ndeshjen e radhës Maqedonia e luan si mysafire e Ukrainës me 27 maj, ndërsa më pas me 2 shtator do të udhëtojë drejt Skocisë, e ndeshjen e fundit e luan në shtëpi ndaj Irlandës së Veriut. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button