Abdurrahimi bëhet i Astanas së Kazakistanit (FOTO)

Besart Abdurrahimi, si duket më në fund ka gjetur angazhim të ri, pas krizës që po kalonte te skuadra belge Lokeren, ku futbollisti shqiptar i reprezentacionit të Maqedonisë nuk po gjente hapësirë që të luajë në kampionat, e që i kushtoi edhe me mos angazhim në reprezentacion.

Sulmuesi shqiptar ishte në kërkim të një klubi të ri, ndërsa sot zyrtarisht ka nënshkruar kontratë me kampionin e Kazakistanit, Astana, i cili këtë sezon ishte pjesë e Ligës së Kampionëve të Evropës. Astana e ka bërë për vete Abdurrahimin, duke synuar që edhe këtë sezon të fitojë titullin kampion, ndërsa deri më tani janë luajtur vetëm dy xhiro, ku ekipi ka shënuar po aq fitore.

Besat Abdurrahimi
Besat Abdurrahimi

Abdurrahimi edhe pse kishte dritë jeshile për transferim, ai te Astana ka shkuar vetëm në formë huazimi, me mundësi që të kampioni nga Kazakistani në fund të sezonit ta blejë në tërësi kontratën e tij.

Besart Abdurrahimi
Besart Abdurrahimi

“Dje kam arritur në Astana dhe përshtypjet e para janë shumë të mira. Të gjithë në klub më kanë pranuar shumë mirë, ndjehem mirë që kam nënshkruar me Astana. Kam mësuar për klubin nga ngjarjet në Ligën e Kampioneve, gjithashtu edhe nga miku im Branko Iliq, me të cilin kemi luajtur së bashku në Hapoel. Edhe pse nuk kam luajtur në Belgjikë, ndjehem 100% i gatshëm dhe me padurim pres paraqitjen time të parë me ekipin e ri:, ka deklaruar për faqen zyrtare të klubit Abdrurrahimi. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button