Bën akuza, ngjit etiketa dhe ja tekst!

[Recension: Vazhdon qëndrimi destruktiv i Janevës ndaj institucioneve të shtetit]

Теksti që i nënshtrohet kësaj analize është i bazuar në spekulime dhe shërben vetëm për diskreditimin e prokurores speciale publike, Katica Janeva. Artikulli është i njëanshëm, ka qasje manipuluese dhe i çon lexuesit në përfundime të gabuara.

Продолжува деструктивниот однос на Jанева кон институциите на државата ВечерLinku deri te artikulli origjinal: Vazhdon qëndrimi destruktiv i Janevës ndaj institucioneve të shtetit

Data dhe koha e publikimit: 24.о3.2016,  09:36

Data e recensionit: 28.03.2016

Recensuese: Simona Atanasova

TEKST I NGARKUAR ME TENDENCIOZITEТ

Para nesh kemi publikim joobjektiv në të cili akuzohet Janeva se nuk i respekton institucionet, se ka veprim partiak dhe se punon në kundërshtim me ligjin. Në fakt, i gjithë artikulli është një spekulim i madh për defokusimin e publikut nga faktet e vërteta.

Теksti është krijuar me idenë ta sulmojë Prokurorinë speciale publike dhe në publik të imponojë një qëndrim negativ ndaj këtij institucioni dhe punës së tij. Poashtu, e gjithë përmbajtja ka intonacion ofendues me çka përforcohet përshtypja se bëhet fjalë për artikull tepër tendencioz.

Katica Janeva ka gënjyer se ka pasur thirrje anonime dhe se janë shkatërruar dokumente…

Dëshmitarët okularë thonë se ka një qëndrim histerik dhe shumë të pazakonshëm dhe agresiv të prokurorëve…

Sjellje e egër e Katica Janevës në regjistrin qendror. Sipas informatave, prokurorja speciale pubike e ka gënjyer gjykatën se nuk ka përgjigje nga institucioni në afatin ligjor dhe ka kërkuar të bëhet bastisje, është paraqitur nëpër medie dhe ka defiluar me polici në institucionin e zbrazët, jashtë orarit të punës, kur atje nuk ka pasur askush.

Informatat e këtilla paushalle lexuesve u plasohen si informata të sigurta, edhe pse për këtë në tekst nuk ka asnjë dëshmi.

Në artikull thuhet se dëshmitarët okularë kanë deklaruar se sjellja e prokurorëve ka qenë tepër agresive dhe e pazakonshme, mirëpo nuk ka asnjë deklaratë që do ta konfirmonte këtë pohim. Nuk ka asnjë deklaratë nga të punësuarit në Regjistrin qendror, as që është pyetur pala e dytë, gjegjësisht Prokuroria speciale publike që të japë koment për akuzat e këtilla.

Institucioni është përgjigjur në kohë, gjegjësisht, në përputhje me ligjin, i ka parashtruar pyetje PSP-së, ndërsa Janeva e ka gënjyer gjykatën se nuk ka përgjigje, që paraqet vepër penale, mirëpo poashtu edhe një dëshmi për qëndrimin e saj ndaj shtetit dhe institucioneve. Regjistri qendror nuk ka asnjë mundësi të fshehë asgjë, e madje dhe sikur të ketë pasur bazë për bastisje, është precedent i paparë deri tani që të hyhet në në një institucion në mbrëmje kur nuk ka askush.

Kjo i ngjan fragmentit nga komunikata e Regjistrit qendror, mirëpo në fakt bëhet fjalë për konstatim subjektiv që nuk është konfirmuar nga institucioni i lartëpërmendur.

Në tekst gjenden edhe të ashtuquajturit “ekspertë”, të cilët, sikurse shumë herë deri tani, janë “të padukshëm” – nuk ka deklarata prej tyre, e as që dihet se kush janë. “Ekspertët”, praktikisht janë përdorur si “paravan” për sulme të paargumentuara dhe për etiketim të Prokurorisë speciale publike.

Në fund të këtij artikulli kritikues ku kanë dështuar standardet e gazetarisë, bëhet edhe një akuzë e pakonfirmur, se lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, gjoja është urdhërdhënës i Janevës, pa ofruar me këtë rast asnjë arsyetim se si është ardhur deri te ky përfundim.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button