Demokracia e Re e Greqisë kërkon nga Qeveria greke qëndrim të qartë për çështjen e emrit

­Deputeti i partisë opozitare greke Demokracia e Re, Janis Kefalojanis, i cili është përgjegjës edhe për politikën e jashtme të partisë, kërkoi nga Qeveria greke që qartë ta shpreh qëndrimin e saj për çështjen rreth emrit të Maqedonisë.

Pas deklaratës së djeshme të deputetit të Syriza­s, Makis Balauraz se ai nuk do ta hedhë poshtë mundësinë që emri i vendit tonë të jetë edhe vetëm Maqedoni, Kefalojanis dërgoi pyetje deputeti deri te Qeveria e Ciprasit, në të cilën kërkon që të prononcohet nëse qëndrimet e këtilla e reflektojnë shumicën në Syriza, nëse mbështeten “mendime të këtilla personale”, ose bëhet fjalë për “lapsuse gjuhësore”, njofton MIA.

Sipas tij, me deklaratat e këtilla “shtohen argumente të lëshimeve të Shkupit, përforcohen supozimet jo të sakta historike për maqedonizmin e Shkupit dhe të minohet qëndrimi nacional i formuar në prill të vitit 1993. Bellarus në intervistën për një radio greke dje deklaroi se për të janë të papranueshëm emrat si Maqedonia Veriore ose Sllavomaqedonia, por se nuk do ta hedhë poshtë as mundësinë që zgjidhja të jetë thjeshtë Maqedoni.

Qeveria e Ciprasit distancohet nga kjo deklaratë dhe përsëriti se pozicioni i Athinës zyrtare mbetet emër me përcaktim gjeografik për përdorim të përgjithshëm. Burime qeveritare shtuan se deklarata nuk do të shkaktojë probleme me partnerin koalicionues Grekë të Pavarur dhe se bëhet fjalë për qëndrim personal të deputetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button