Si ta eliminojmë stresin?

Stresi është një problem që vjen si pasojë e lodhjes së përditshme, ngarkesës emocionale apo dhe shqetësimeve të tjera të ndryshme që mund të kemi në shoqëri. Disa nga këshillat që ju ndihmojnë për të eleminuar sa më shpejt stresin janë;

Hani pak dhe shpesh
Doktoresha Marilyn Glenville sugjeron se një nga mënyrat më të mira për të reduktuar stresinështë balancimi i sheqerit në gjak. Ndryshimi i nivelit të sheqerit që ndodh gjatë ditës, kur kaloni periudha të gjata pa ngënë, stimulonhormonet e stresit. Prandaj ajo këshillon që të merrni me vete racione të vogla ushqimesh dhe të hani çdo 3 orë, racione që përmbajnë proteina. Racioni mund të jetë një vezë e zier, 10-12 bajame ose fruta të ndryshme.

Qeshni me të madhe
Të qeshësh është një nga mënyrat më të mira për të mbajtur larg stresin. Studimet tregojnë se e qeshura furnizon trurin me energji, redukton hormonet estresit, përmirëson imunitetin dhe zvogëlon dhimbjen. E qeshura shkakton gjithashtu çlirimin e endrofinës, neurotransmetuesit që na bën të ndihemi mirë dhe na relakson.

Gjëja më e rëndësishme është të koordinosh aktivitetet fizike
Sipas doktoreshës, e rëndësishme është që të ketë një koordinim të mirë mes aktiviteteve fizike që njeriu zhvillon. Ajo rekomandon që të mos bëni ushtrime apo vrap përpara gjumit, sepse kjo do të rrisë adrenalinën, ritmin e zemrës dhe të frymëmarrjes, duke e bërë të vështirë të flini gjumë. Studime të shumta kanë dalë në konkluzionin se gjëja më e mirë është që aktivitetet fizike të kryhen në mëngjes, ndërsa në darkë rekomandohet aktivitete më të lehta, si për shembull një shëtitje. Glenville sugjeron se nëse gjendja e stresit është bërë kronike atëherë aktiviteti fizik është i domosdoshëm.

Vezë për mëngjes
Vezët janë një burim i mirë serotonin, një hormon që ju bën të ndiheni mirë. Trupi e prodhon atë kur furnizohet me ushqime si peshku, banania, bajamet. Një mënyrë e mirë për të nisur ditën është të konsumoni një tost me vezë, ose produkte të tjera që prodhojnë këtë hormon.

Bëni pushim
Nëse mund të ndaloni vetëm për pak minuta, gjeni një vend të qetë, mbyllni derën, fikni telefonin dhe merrni frymë thellë. Ndërkohë që merrni frymë, mundohuni të ç’ tensiononi çdo pjesë të trupit, në mënyrë që të relaksoheni.

Kafeina merret në forma të ndryshme
Kafeina është një stimulant që e motivon trupin të çlirojë hormonet e stresit, duke ju bërë të ndiheni më të stresuar dhe duke shtuar gjendjen e ankthit. Megjithëse kafeina është një lloj droge e lehtë, nuk rekomandohet që ta ndërprisni atë menjëherë sepse mund t’ju shfaqen dhimbje koke, të përziera, lodhje dhe depresion. Prandaj e mira është ta ndërprisni gradualisht. Duhet të keni kujdes sepse substanca të ngjashme me kafeinën, që ju bën të ndiheni nervozë, gjenden edhe tek çokollata e zezë, coca-cola dhe çaji i zi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button