Beograd, protestë anti-NATO

Në sheshin “Republika” në Beograd nën organizim të lëvizjes djathtiste “Srpski sabor Zavetnici“ u mbajt një protestë anti-NATO në të cilin morën pjesë rreth 2000 ndjekës të lëvizjes, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë shëtitjes rrugëve të Beogradit përveç brohoritjeve kundër kryeministrit aktual Aleksandar Vuçiç, pjesëmarrësit e tubimit brohoritnin edhe “Serbia, Rusia, nuk nevojitet Union“, dhe këngë nacionaliste kushtuar Kosovës, ndërsa pjesë e vërejtjeve të tyre ishte edhe mosndjekja e aktiviteteve të tyre nga ana e Radio Televizionit të Serbisë, ku dhe shkuan për protestë.

Zëdhënësja e “Zavetnikëve” Milica Gjurgjeviç në një deklaratë për AA tha se lëvizja e tyre edhe më 20 shkurt kishte organizuar një tubim anti-NATO ku kishin kërkuar një referendum për ligjin për bashkëpunim me NATO-n i cili është miratuar në Parlament.

“Konsiderojmë se rrezikon drejtpërdrejt sovranitetin e Serbisë në sferën e sigurisë, sepse lejon ushtarët e NATO-s që pa kurrfarë përgjegjësie materiale dhe penale të mund të përdorin territorin serb”, tha Gjurgjeviç.

Ajo shtoi se organizata në emër të së cilës flet insiston për referendum, ndërsa sot kanë ardhur para RTS-së sepse RTS-ja është servis publik i qytetarëve, “i cili ka heshtur se në sheshet dhe rrugë po mblidhet popull”, ku protestat janë mbajtur në Beograd dhe në Nish dhe Novi Sad.

“Për këtë shkak jemi sot këtu që të kërkojmë që kamerat e tyre të dalin, të kthehen drejt popullit, të regjistrojnë këto imazhe dhe fotografi dhe të lejojnë t’u drejtohemi në emër të 80 përqind të qytetarëve të Serbisë që nuk dëshirojnë të anëtarësohen në NATO”, theksoi Gjurgjeviç në deklaratën për Anadolu Agency (AA).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button