Dyshimet për prezencën e anëtarit të DAESH-it shkaktojnë panik në avion

Evakuohet avioni i EasyJet i cili ishte në përgatitje të fluturonte nga Vjena e Austrisë drejt Londrës, pasi një grua pasagjere denoncoi një udhëtar irakian të cilin e kishte menduar se ishte anëtar i DAESH-it, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga Ministria e Brendshme e Austrisë mësohet se avioni është ndaluar teksa përgatitej të fluturonte nga aeroporti “Schwechat” i Vjenës drejt Londrës. Sipas pretendimeve një udhëtare femër duke dyshuar nga mesazhet në celularin e një udhëtari irakian që ishte ulur pranë sajë kishte menduar se ai ishte anëtarë i DAESH dhe denoncoi tek stafi i ekuipazhit udhëtarin irakian.

Ndërsa më pas njësitë e sigurisë kanë mbërritur në vend ngjarje dhe pasi kanë anuluar fluturimin kanë zbritur nga avioni të gjithë udhëtarët e bagazhet, ku dhe pas kontrolleve të ushtruara nuk u konstatua ndonjë situatë e dyshimtë.

Gruaja denoncuese dhe udhëtari irakian u dërguan në qendrën e policisë për të dhënë deklaratat e tyre, ndërsa avioni dhe udhëtarët e tjerë nisën fluturimin drejt Londrës.

Pas sulmeve terroriste në Bruksel janë intensifikuar masat e sigurisë së aeroportet dhe metrotë në vendet e Eruopës.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button